Tentuan të abuzonin, studentja: Mbrapa pemëve, më kapi për fyti dhe…

Një e re nga Shkodra që prej vitesh jetonte në Itali, ka denoncuar se tre persona kanë tentuar që ta përdhunojnë. Rovena Zekaj është rikthyer në Shqipëri, më konkretisht në Elbasan, nëpërmjet programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus.

“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën. Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP