Tentuan të arratisen, dy shqiptarë kapen me kokainë në Itali
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 10:35
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Arrestimi i tyre është bërë pranë qendrës historike të Mazzano Romano.
Shqiptarët fillimisht kanë tentuar të arratisen, mirëpo ata janë kapur pak më vonë. Atyre iu gjet kokainë, ndërsa identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë me dije.
Mediat italiane raportojnë se ndaj shqiptarëve është marrë masa “arrest shtëpiak”.
KOHA JONË SONDAZH

