Tentuan të fusnin 132 litra pesticide kontrabandë, prangosen 2 persona në Vlorë

Prangosen 2 shtetas në Vlorë, 132 litra pesticide kontrabandë.

Të arrestuar janë V. A., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe Vladimir Shehu 41 vjeç, banues në Berat.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë goditur një rast kontrabande të mallrave të licencuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 shshtetas V.A 43 vjeç dhe V.Sh. 41 vjeç” – njofton policia.

Konkretisht, në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues shtetasin V. A janë evidentuar 132 litra pesticide të llojit “Sunfire”, të cilat janë në pronësi të shtetasit V.Sh me qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”, të kryera në bashkëpunim.

SHKARKO APP