Tentuan të futeshin me drogë, arrestohen dy turq në Morinë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Morinës në kuadër të operacionit për kapjen e njerëzve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt.

Dy prej tyre, nga Turqia, tentuan të hynin në Shqipëri me lëndë narkotike kanabis me vete.

I arrestuari tjetër është 46-vjeçar banues në Belgjikë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli,

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa i fundit që ra në pranga ishte një -1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë Morinë kapën në flagrancë 4 shtetas:

1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli;

2 shtetas turq që tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike kanabis me vete;

1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet procedurale respektive në Prokurorinë e Kukësit, për shtetasit:

D. N., 46 vjeç banues në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri, me një automjet tip “Mercedes Benz” që rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, në vitin 2021. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës;

Gjithashtu, Policia Kufitare kreu veprimet administrative për V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, që tentoi të kalonte në Kosovë, në mënyrë të parregullt. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariatit i Policisë Krujë, që e kishte shpallur në kërkim shtetasin V. N., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës“, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?