Tentuan të grabisnin me dhunë 21-vjeçarin te ish-Fusha e Aviacionit, arrestohen 4 të miturit

Katër të mitur janë arrestuar te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, pasi tentuan të grabisnin me dhunë një 21-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Njoftimi i policisë

Tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari, policia identifikon dhe vë në pranga 4 shtetas të mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për të dokumentuar nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?