Tentuan të kalonin lumin me makinë, rrezikojnë të mbyten 3 turistë hungarezë

Tre turistë hungarezë janë bllokuar në mes të lumit në afërsi të fshatit Plovisht pasi tentuan ta kalojnë me makinë.

Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

Në total ishin 4 makina me 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Dhe zjarrfikësit janë futur në lumë duke i shpëtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?