Tentuan të korruptojnë punonjësit e policisë, e pësojnë keq 6 shoferë në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë.

Blutë e kryeqytetit thonë se në pranga janë vënë shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?