Tentuan të shembnin portën pas parlamentit, policia lag me ujë protestuesit (VIDEO)

Protesta e opozitës e organizuar para Parlamentit ka përfunduar, ndërkohë që ditën e sotme janë hedhur tymuese, shashka dhe janë djegur goma nga protestuesit. Incidente serioze nuk ka patur, ndërkohë që nuk është përdorur as gazi lotsjellës.

Rreth orës 12:31, disa protestues shtynë dhe tentuan të rrëzojnë portën që lidh Kuvendin me ish-selinë e PD-së. Në këto kushte, policia për t’i zmbrasur zgjodhi të përdorë autobotët, duke i lagur me tub.

Më poshtë mund të shihni disa pamje të shpërndara nga “Ora News”:

SHKARKO APP