Tepelenë/Lleshaj-gjimnazistëve: Të kontribuojmë që shoqëria mos të prodhoje krim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi takim me nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë, ku foli për nevojën e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Shtetit për rritjen e sigurisë në vend. Gjatë bashkëbisedimit, në kuadër të turit që po zhvillon në shkollat e mesme në vend, ministri Lleshaj shkëmbeu me të rinjtë mendime mbi çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla dhe mundësive që ekzistojnë për forcimin e parametrave të sigurisë. Më tej, duke folur rreth kontributit që mund të japin qytetarët ne sigurinë e përgjithshme publike, ai theksoi se çdokush është një faktor i rëndësishëm për të.

SHKARKO APP