Tepelenë, rinis proçesi i votimit me të njëjtat fletë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  ka vendosur nisjen e proçesit normal të Zgjedhjeve në Tepelenës, pas pezullimit për shkak të problematikës së numrit rendor në fletë.

KQZ vendosi që proçesi të vijojë  me të njëjtat fletë votimi, edhe pse kandidatët e mazhorancës dhe opozitës mbajnë të njëjtin numër në fletën e votimit.

Vendimi per te vijuar normalisht votimin u mor dhe per Roskovecin dhe Devollin, qe kishin problematika te ngjashme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar diskutoi lidhur me problematikat e paraqitura nga KZAZ-të, nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë,  dh KZAZ 77, Bashkia Devoll. Këto KZAZ me anë të vendimmarrjeve përkatëse kishin pezulluar procesin në të gjitha QV-të në juridiksionin e tyre, për shkak të gabimeve materiale në fletët e votimit për kandidatët për Kryetar të bashkisë Roskovec e Tepelenë dhe për këshillin e Bashkisë Devoll. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr. 60, Bashkia Roskovec, KZAZ 70, Bashkia Tepelenë dhe KZAZ  77, Bashkia Devoll, të fillojë mënjëherë procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit në juridiksionin e tyre”. 

Në  mbledhjen e radhës palët u përfshinë në debate.  Përfaqësuesit e PD në KQZ kërkuan pezullimin e votimit, ndërkohë ato të mazhorancës kërkuan vijimin normal të proçesit.

Më poshtë debatet në mbledhjen e KQZ

Kosovrasti: Problemi nuk është vetëm  tek njëra fletë e votimit por edhe tek tjetra. Nuk ka të drejtë kandidati të shprehet se ajo është fleta ku është subjekti politik. Nuk mundet të vazhdojë.

Luzi: Gabim njerëzor në fletën e votimit në Roskovec

Luzi: Sigurisht që ka një kod, bëhen dhe gabime. Nuk është e thjeshtë, jemi përballë këtij fakti që është bërë gabim në shtyp, nuk është bërë qëllimisht nga dikush. Jemi përballë faktit që KZAZ atje ka pezulluar votimin. Qendrat  e Votimit janë të mbyllura. Gabimet bëhen dhe është njerëzore.

Shtjefni: Unë nuk mendoj se është thjesht çështje e një gabimi teknik. Askush nuk po aludon për vullnet në këtë gabim, por kur kemi miratuar përmbajtjen e fletës së votimit, qoftë në rastin për subjektet politike apo dhe për kandidatët ne kemi qenë shumë skurpulozë për respetimin e të gjithë kërkesave ligjore.  Për mua kjo problematikë është mundësi e hapur për konfondim të zgjedhësve. Në këtë mënyrë si janë printuar këto fletë votimi mundësia e konfondimit  të zgjedhësve është reale dhe do ndodhë.

Kosovrasti: Më thonë që fletën e votimit për partitë politike Bilishti, Tepelena dhe Devolli kanë të njëjtën situatë.

Perfaqesuesi ligjor i PS: Ju prandaj jeni këtu që të zgjidhni problemin dhe problemi zgjidhet duke konstatuar faktin që emri Veip Çela  është në rregull, Tërmet Peçi, Dritan Memushi . Zgjedhësit kur do shkojnë kanë dhe emrat. Ka ndodhur ky gabim. Do bëhet me dije që ka ngatërrim emri dhe të vazhdojë votimi. Nuk mund të thuash të mos vazhdojë se gjetëm një gabim.

Biba: Ky gabimi është bërë në Slloveni jo nga KQZ. Dihet që pas 2 vjen 3. Në radhë të parë njerëzit orientohen nga emrat.Për Tepelenën flas. Gjithë problemi këtu është se mund ti humbasë Termet Peçit ndonjë votë por jo Veipit. Veipit mund ti shtohet ndonjë votë, jo ti iket. Duke u mediatizuar problemi qytetarët do jenë më të kujdesshëm.

Osmanaj: Deformimi i votës së zgjedhësve për të ardhur keq

Osmanaj: Mua më vjen keq që të deformohet vota qoftë për të majtën, qoftë për të djathtën për çdo garues. Fletën e  votimit e kemi me siguri sa lekun. Unë zbatoj kodin zgjedhor, unë jam për ti pezulluar të treja. Janë shkelur të gjitha pikat e nenit 98 te përmbajtjes së  fletës së votimit. Unë jam të pezullohen dhe të bëhet votimi si e përcakton kodi zgjedhor.

Kosovrasti:  Të shohim deklaratën që ka sjellë kandidati, të marrim një informacion më të saktë mbi të gjjtha këto njësi që të kemi informacion më të qartë për situatën.

Luzi: Në 10:45 mblidhemi këtu për të treja rastet.

Në Tepelenë pezullohet procesi i votimit, gabim në fletët e votimit

Blloket procesi i votimit në të 29 qendrat e votimit, që ka në total bashkia e Tepelenës. 

SHKARKO APP