“Tërbohen” taksapaguesit në Angli, azilkërkuesit me Hummer luksoz (paguan qeveria)

Ministria e Brendshme britanike, Home Office e ka quajtur të papërshtatshme përdorimin e një limuzinë luksoze, me vlerë 50 mijë paund për të transportuar azilkërkuesit përgjatë vendit.

Hummer-i 16 vendësh është vënë në dispozicion nga kontraktori i qeverisë, Serco, për llogari të Home Office, për të transportuar emigrantët nga Londra në shtëpinë e tyre të re në veri të Anglisë.

Shoferi i mjetit ka thënë se është paguar 3 mijë paund për të transportuar një grup prej 7 azilantësh drejt Manchester.

Udhëtimi i jashtëzakonshëm është vërtetuar edhe nga rezidentët e Longford, një fshat i vogël afër aeroportit të Heathrow, ku emigrantët kanë qëndruar për disa ditë, para se të zhvendoseshin, shkruan Daily Mirror.

Shoferi i limuzinës u kishte thënë banorëve se do të transportonte 7 azilantë, dhe se për këtë do të paguhej nga ministria e Brendshme britanike plot 3 mijë paund. Kjo ka sjellë reagim në mbarë vendin për shpenzime të tepërta me taksat e qytetarëve.

Home Office ka reaguar duke thënë se ka kontraktuar firmën private për transportin dhe se ka kërkuar falje për përdorimin e limuzinës. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme ka thënë për Mirror Online se kostot i merr përsipër firma e kontraktuar.

SHKARKO APP