Tërheqja e dy grave nga lista e Beratit, deputetja e PD: Kam një mendim ndryshe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e dy grave nga lista e kësaj force politike për Qarkun e Beratit, të cilat refuzuan mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Eduard Halimit.

Në studion e “News24”, deputetja demokrate tha se dy zonjat kanë shpjeguar arsyet e vendimit të tyre, por nga ana e saj shton se është me rëndësi që të rritet numri i grave deputete.

“Besoj se media ka kontaktuar me dy zonjat, kanë dhënë deklaratat e tyre. Personi që do futet është i dyti në listë. Unë si deputete grua kam një mendim totalisht ndryshe për listat. Mendoj se zonjat janë shumë të afta të futen në Parlament, sa më shumë në numër, ndryshe nga 30 %. Pra mendoj se zonjat janë mjaft të afta, dhe mos të duket sikur bëhet fjalë për një mandat të dhuruar. Unë e kam parë pozitivisht sa herë janë futur zonja në Parlament”, u shpreh deputetja Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?