Tërhiqet Ahmetaj: Taksa e re e pronës nis në 2019
Qytetarët nuk do ta paguajnë taksën e pronës deri në një janarin e vitit 2019. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëri me dije se vendimi u mor sipas Bashkive i duhet më shumë kohë për rifreskimin e të dhënave.
”Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës”.
Më herët disa Bashki ngritën shqetësimin për mungesën e bazës së të dhënave e cila ka nevojë për rifreskim. Por ka edhe Bashki të tjera si ajo e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës që kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes faturës së ujësjellës kanalizimeve.
”Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do ti japim mundësi tatim paguesve që të dinë se për cfarë janë duke paguar dhe njësive vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”,-tha ministri Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

