Tërhiqet Ferdinand Xhaferaj, jo kandidat për Kryesinë e PD-së

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj nuk do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, duke u tërhequr vetëm pak orë para votimit.

Xhaferaj ka njoftuar strukturat e PD-së që një natë më parë se nuk do të marrë pjesë në garë duke kërkuar që të hiqej emri i tij. Emri i tij ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesinë, por tashmë është tërhequr.

Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Nga lista me nënkryetarët, sekretarët dhe kandidatët e kryesisë, emri i Bujar Nishanit nuk figuron në asnjë prej listave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edmond Spaho i cili është larguar si nënkryetar i PD-së, nuk rezulton as në mesin e kandidatëve për në Kryesi. Sahit Dollapi, i cili u largua nga Sekretariati Organizativ është automatikisht jashtë. Florion Mima i cili merrej me çështjet ekonomike të partisë, po ashtu nuk figuron në asnjë listë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?