Tërhiqet “shqiptari më i urryer”, ul çmimin e ilaçit kundër AIDS

I vënë nën presion nga ish-Sekretarja e Shtetit, aktualisht kandidate e demokratëve për Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, por edhe nga shumë të tjerë, Martin Shkreli deklaron se do të ulë çmimin e ilacit Daraprim.

Kujtojmë se i cilësuari si "shqiptari më i urryer", që drejton një kompani farmaceutike, e kishte rritur me 5 mijë përqind çmimin e medikamentit që përdoret nga pacientë të prekur me virusin e HIV/AIDS.

Shkreli nuk dha gjithsesi detaje sesa do të jetë çmimi i ri, por u shpreh se gjatë javës do të sqarojë kosoton dhe ndryshimin e çmimit.

Në një prononcim për rrjetin NBC, Martin Shkreli tha se vendimi për uljen e çmimit erdhi si pasojë e reagimeve të shumta dhe të ashpra mbi rritjen e çmimit të ilaçit nga 13.50 dollarë, deri në 750 dollarë për pilulë.

“Mendoj se është gjëja e duhur të ulim çmimin, në përgjigje të zemërimit masiv që shkaktoi rritja e tij”, u shpreh Shkreli, duke shtuar se çmimi do të kthehet në 13,50 dollarë në disa javë.

Ky ilaç përdoret për të kuruar infeksionin “toxoplasmosis” i cili shkaktohet nga një parazit që ekziston në gati çerekun e popullsisë amerikane mbi 12 vjeç, por që mund të jetë vdekjeprurëse për individët me sistem imunitar të dobësuar, si ata që vuajnë nga AIDS dhe kanceri.

Kur firma Turing e ngriti çmimin nga 13 në 750, kostoja e trajtimit për një pacient u rrit nga 1.130 në 63 mijë.

Mendoj se shoqëria ku jetojmë dëshiron të diskreditojë njerëzit dhe duke qenë se jemi në periudhë zgjedhjesh, një temë kjo shumë sensitive për njerëzit, e kuptoj një reagim të tillë”, tha Shkreli për NBC

32-vjeçari Martin Shkreli është një investitor amerikan me origjinë shqiptare, i specializuar në investimet në sektorin e farmaceutikës. Ai është themelues i kompanisë farmaceutike 'Turing' dhe më parë ka qënëbashkëthemelues i firmës financiare, MSMB Capital Management, e specializuar në metoda investimi me rrezik të lartë me shpresën për të realizuar fitime të mëdha.

SHKARKO APP