“Tërhiqu, ke për ta pësuar keq”, arrestohet personi që kërcënoi drejtorin e Burgjeve. “Gabimi” që e nxori zbuluar

Identifikohet dhe arrestohet personi i cili kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Në pranga është vënë shtetasi i identifikuar si Muharrem Zilja. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Burimet për Panorama bëjnë me dije se identifikimi i tij është bërë përmes numrit të IMEI-t të celularit me të cilin ai ka dërguar mesazhin kërcënues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Zilja kishte hedhur kartën nga e cila nisi SMS, por tek aparati celular vendosi numrin tjetër të bashkeshortes, duke e harruar si detaj numrin IMEI.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit dërguar në muajin nëntor të 2019-s në telefonin e drejtorit të Burgjeve.

Burimet thanë se Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?