Tërmet 4.3 ballë në Korçë

Tërmetet nuk ndalojnë në Mesdhe dhe në Ballkan. Lëkundje të tokës janë ndier në orët e para të mëngjesit, në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa. Sipas Institutit Gjeodinamik lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, sidomos në Korçë e Devoll. Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?