Tërmet 4.6 ballë dhe 42 pasgoditje, sizmologu: Janë riaktivizuar zonat, s’duhet të frikësohemi

Durrësi, Tirana dhe Lezha u tronditën dje nga lëkundje tërmeti, ku më e madhja e regjistruar ishte 4.6, sipas EMSC. Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, ndërsa Ministiria e mbrojtjes njoftoi se ishin 42 pasgoditje. Së fundmi sizmiologu Rexhep Koçi thotë se qytetarët nuk duhet të frikësohen, pasi i cilëson ato pasgoditje.

Ai tha për oranews: Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nentorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3. Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve.

SHKARKO APP