Tërmet i fortë godet verilindjen e Shqipërisë, 4.8 ballë. Ka dëmtime të vogla në banesa

Një lëkundje e fortë tërmeti shkundi rajonin e Prizrenit në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundja ka ndodhur në orën 22:05.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 6 ballë të Merkalit. Thellësia e goditjes ka qenë 5 km ndërsa epiqendra 23 km Lindje të Prizrenit pranë Shtërpcës.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë. Deri tani nuk flitet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky tërmet dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, shkruan:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?