Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në disa zona të Shqipërisë
Aktualitet Bota E Premte, 12 Mars 2021 14:35
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar rreth orës 14:00 në Greqi. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3 rihter ndërsa lëkundjet e forta kanë patur epiqendrën në Elassona.
Sakaq, raportohet se tërmeti është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Kujtojmë se në datën 3 dhe 4 mars, dy tërmete me magnitudë 6 dhe 5,7 rihter tronditën Greqinë.