Tërmet i fortë në Veri të vendit, ja epiqendra
Një tërmet i fortë është ndjerë pasditen e sotme në veri të vendit. Sipas qendrës europiane të sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 17:37. Epiqendra ka qenë 18 km nga Fushë-Arrëzi.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale, por lëkundja është ndjerë nga të gjithë banorët duke shkaktuar panik. Ndërkohë sipas IGJEUM, ditën e djeshme ka pasur një tjetër lëkundje 2.1 km nga Klosi por ka qenë e lehtë, me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter.