Tërmet i fortë sërish në Korçë, 2 lëkundje brenda pak minutave

Dy lëkundje të forta tërmeti janë sapo janë ndjerë sërish në Korçë. Sipas raportimeve paraprake lekundjet kanë ndodhur brenda pak minutave dhe kanë qenë mjaft të forta.

Nuk bëhet akoma e ditur nëse nga lekundjet e fundit ka pasur pasoja në njerëz apo dëme material.

Prefektura e këtij qyteti ka konfirmuar se numri i shtëpive të dëmtuara arrin se deri në 70, në fshatrat Floq, Qafëzës si dhe në fshatin  Vidohovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të situatë së rënduar, Emergjencat Civile kanë dërguar tek banorët e Floqit 40 çadra për familjet, të cilat tashmë  kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se ka mbërritur në 4 numri i personave të lënduar nga tërmeti, ndërsa identiteti i dy prej të cilëve,Miranda Pelivani 53 vjeç dhe Armando Hasankolli 25 vjeç, është bërë me dije, ndërkohë që deri tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm  në fshatin Mollas.

Mbi 70 banesa janë shembur plotësisht ose pjesërisht duke u bërë të pabanueshme, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave ka marrë masa në bashkëpunim edhe me Forcat e Armatosura dhe bizneset private për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?