Tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Greqi 6.9 ballë (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Turqinë dhe Greqinë.  Të dhënat paraprake flasin për një magnitudë 6.9.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në verilindje te ishullit grek Samos, në kufi me Turqinë.  Dëme raportohen në ishullin grek dhe ne qytetet bregdetare afër tij në Turqi. Pamjet e publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale tregojnë pallate të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale.

Në qytetin e Izmirit në Turqi pamjet tregojnë disa pallate të rrëzuar. Autoritet turke thanë se janë të paktën 20 pallate të rrëzuar.

Gerasimos Chouliaras, kreu i institutit grek të gjeondinamikës në Athinë, thotë se pritet të ketë pas lënkundje të tjera më të dobta. Në një postim në Facebook, sizmologu greke shprehet se matjet në aparatura tregojnë se magnituada e tërmetit ka qenë 6.7 Ballë në ishujt Samos.

Presidenti turk Erdogan, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se shteti është pranë qytetarëve, dhe po punohet që të shpëtohen jetët e njerëzve. ”Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t’i shpëtojmë ato”,-shkruan Erodogani. Nga ana tjetër, ministri i mjedisit, Murat Kurum shtoi se “të gjitha ekipet janë nisur drejt zonës për të parë se si është situata”.

Lexoni edhe…

Tërmet i fuqishëm në Mesdhe. Cunam i lehtë në brigjet e Izmirit dhe ishujve grekë

Cunam pas tërmetit në Turqi, pamjet nga Izmiri

https://twitter.com/tedaselectricas/status/1322149314555219968?s=20

SHKARKO APP