Termet në det dhe dridhet Durresi e Tirana

Një tërmet i magnitudës 4 ballë ka rënë në detin Adriatik, 7 km larg qytetit të Durrësit dhe 37 km larg kryeqytetit. Epiqendra e tij është shënuar në detin adriatik, teksa shumë qytetarë të Durrësit, kanë thënë se lëkundjet kanë qenë të forta.

Kjo ka bërë që banorët që jetojnë në pallate të larta të mbërthehen nga paniku, por lëkundjet kanë qenë vetëm për disa sekonda.

Sipas ekspertëve sizmiologë, tërmeti ka qenë vertikal dhe ka pasur një thellësi prej 2 kilometrash, por nuk ka raportime për probleme apo dëme materiale.

SHKARKO APP