Tërmet Peci provokon militantët e PD-së nga xhami makinës (VIDEO)

Në Përmet kryeministri Rama është pritur nën thirrjet e forta të protestuesve për largimin e tij nga posti. Por ajo që spikati më tepër ishte Tërmet Peci, kryebashkiaku i Tepelenës, i cili në momentin kur makina e tij ka kaluar para protestës ka dalë dhe ka provokuar protestuesit por dhe ish-deputetin e PD-së Tritan Shehun.

 

Por, në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun. “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet “Rama ik”. Polici i afrohet dhe e detyron të futet sërish brenda makinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?