Tërmetet në Korçë, Braimllari: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga tërmetet në Korçë.

Në një postim në facebook, ndërsa ka publikuar fotot e disa banesave të dëmtuara nga lëkundjet, Braimllari shkruan se gjendja e banorëve të prekur, po përkeqësohet edhe më shumë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

“Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme në zonën e prekur nga tërmetet. Në shenjë solidariteti me banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore e tërmeteve në qarkun Korçës.  Rreshjet e shumta te shiut po përkeqësojnë situanten ndaj ju bëj thirrje organeve të qeverisë qendrore dhe lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit, Bashkisë Korcë, Kolonjë dhe emergjencave civile të mos tallen me banorët. Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre po t’u shërbejnë dhe të gjenden pranë jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohje por ti ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme për atë zonë dhe të mos bëjnë fasadë dhe show politik”, ka shkruar Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

termeti

korce

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?