Tërmetet në Korçë, ja masat e marra nga shteti

Ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhëndësja e qeverisë Elisa Spiropali ka qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Me anë të një reagimi ne Facebook Spiropali bën me dije të gjitha masat e ndërmarra nga strehimi deri te ushqimi për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, vizituam banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. Akomodimi i menjëhershëm i banorëve në ambiente provizore, furnizimi me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24H, janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani. Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?