Tërmetet në Korçë, sherr mes banorëve dhe prefektit
Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. I pranishëm është edhe prefekti i Korçës, i cili ka debatuar me banorët, të cilit i kërkojnë të largohet, bashkë me çadrat që kanë ngritur.
Ata i kanë kërkuar që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira. “Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot, por Zoti…Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevatëve”,-shprehen disa nga banorët. Situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshje të shiut kanë rënë dhe vijojnë që të bien.
Prefekti Dhori Spirollari i ka kërkuar medias të largohet. “Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje”, mësohet se i ka thënë Spirollari gazetarëve. Reshjet e shiut të rëna gjatë natës, ua kanë bërë më të rëndë situatën me të cilën po përballen këta banorë. Ndërkohë qyteti i Korçës ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Gjatë orëve të fundit, janë ndjerë të paktën tre lëkundje, ku njëri prej tyre ishte me magnitudë 3.9.
KOHA JONË SONDAZH

