Tërmetet në Vlorë, shtabi i emergjencave: Çadra për banorët

Prefektura e Vlorës, ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave për të diskutuar për situatën e tërmeteve të rëna ditët e fundit në këtë zonë. Sipas Shtabit të Emergjencave 9 shtëpi janë të pabanuara për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga lëkundjet e tërmetit. Po ashtu është kërkuar që të ngrihen çadra për strehimin e banorëve.

Tërmetet kanë filluar prej mbrëmjes së 19 majit, ku deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm u regjistruar 14 lëkundje, ndërsa gjatë natës së kaluar janë shënuar 3 lëkundje. Tërmetet kanë krijuar panik te shumë banorë, të cilët kanë kaluar në qiell të hapur dy netët e fundit, por kanë sjellë dhe dëmtime të shumta, duke shkatërruar banesat.

Problemet më të mëdha janë shënuar në fshatrat Bashaj, Matogji dhe Vërmik, ku disa banesa janë të pabanueshme. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka deklaruar se do të largohen nga banesat familjet që rrezikojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?