Tërmetet që tronditën juglindjen, Ministria: Raportohet për dëme

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar me informacion zyrtar lidhur me situatën më të fundit të krijuar pas goditjeve te forta të tërmetit në vend. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnditutë 5.3, pasur nga goditje të tjera. Nga tërmeti vijnë edhe raportimet e para për dëmet e shkaktuara. ”Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës”,-njofton Ministria e Mbrojtjes. Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë. ”Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtezakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet”,-njofton ministria.

Ja situata

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?