Tërmeti 6.9 në Egje u ndje deri në Shqipëri. Viktima dhe të plagosur në Turqi (FOTO/VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut, duke shkaktuar dëme në Turqi dhe Greqi. Sipas raportimeve të instituteve sizmike tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri Bullgari dhe Shqipëri.
Mediat turke raportojnë se deri në orën 15:00 janë konfirmuar 4 viktima dhe 120 të plagosur. Ndërkohë në ishujt grekë dhe në Izmir raportohet për cunimi të lehtë. Në qytetin Vathi të ishullit Samos (Greqi) janë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur nga përmbytjet.
Mediat greke shkruajnë se autoritet helene kanë paralajmëruar për një cunami të dytë, por me forcë të ulët.
Ambasada në Turqi u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Izmir
Në zonën ku tërmeti ka shkaktuar më shumë dëme në Turqi, jetojnë dhe mjaft qytetarë shqiptarë. Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonë së Izmirit. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt. “Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.
Lexoni edhe…
- Tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Greqi 6.7 ballë, raportohen dëme (VIDEO)
- Flet ambasadori shqiptar në Turqi: Izmiri nën panik!
- Erdogan: Jemi pranë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t’u shpëtojmë
- Tërmeti në Turqi dhe Greqi. Presidenti Meta: Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike
- Pamjet e frikshme nga rrëzimi i pallatit në Turqi (VIDEO)
- Cunam i lehtë në brigjet e Izmirit dhe ishujve grekë