Tërmeti apokaliptik! Grupi parlamentar i PS dhe 60 kryetarë bashkish dhurojnë pagën e nëntorit

Grupi Parlamentar Socialist si dhe 60 kryetarë të bashkive të vendit kanë vendosur të dhurojnë pagën e muajit nëntor për familjet e prekura nga tërmeti në llogarinë e përcaktuar nga Qeveria për fondin e rindërtimit.

Lajmi bëhet me dije nga kryetari i grupit, Taulant Balla, ku mësohet se vendimi për këtë hap solidar është marrë pas një mbledhjeje urgjente.

Tërmeti i të martës  deri në këto momente ka lënë pas 40 persona të vdekur dhe mbi 700 të tjerë të plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje duke kërkuar për të zhdukurit poshtë rrënojave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?