“Termeti çan muret e sallave”, reagon Kuvendi: Asnjë dëm, vazhdojmë punën

Në një kohë kur u raportua se një prej sallave të Kuvendit ishte çarë muri pas tërmetit 5.2 ballë që goditi Tiranën, institucioni e ka mohuar këtë fakt.

Përmes një reagimi për mediat Kuvendi bën me dije se nga lëkundja nuk ka pasur asnjë dëmtim, ndërsa puna vijon sipas agjendës së ditës. Kujtojmë se gjatë kohës që ra tërmeti deputetët u detyruan që të braktisnin komisionet parlamentare.

Reagim i Kuvendit të Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim i Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me lajmet e pasqyruara në mediat, ku thuhet se: “Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit.

Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës.
Faleminderit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?