Tërmeti, cilat shkolla nuk çelin dyert më 9 dhjetor në Tiranë
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dëmtoi edhe një pjesë të mirë të shkollave, shumica prej tyre në Durrës, Thumanë e Tiranë.
Të paktën dyzet shkolla në rang vend janë bërë të pafrekuentueshme pas dëmeve të mëdha dhe për këtë arsye janë të rrezikshme për nxënënsit.
Pas një javë pezullimi, për arsye sigurie, ato nuk do të hapen as javën e ardhshme. Akt-ekspertiza thotë se kthimi i nxënësve në ato mjedise përbën rrezik.
Në tabelën më poshtë gjeni emrat e objekteve arsimore me probleme në Tiranë, bashkë me zgjidhjen e përkohshme që kanë gjetur ekspertët e Ministrisë së Arsimit për nxënësit, të cilët janë adresuar pranë shkollave më të afërta.
Emri i shkollës Shkolla Pritëse
“Sami Frashëri” “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”
“16 Shtatori”, Pezë Godinë e gjetur
Kopshti Tufinë “Pal Engjëlli”
Shkolla Pajun Ambient me qira
Pezë e Vogël “Seit Brahja”
“Lasgush Poradeci” “Myslym Keta”
“Murat Toptani” “26 Nëntori”
“Musine Kokalari” “Betim Muço”