Tërmeti/ “Diaspora do e shpejtonte rindërtimin”, Zenel Hoxha: Ajo kontribuon por ka mungesë besimi

Kryetari i Dhomës Shqiptare Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha ishte i ftuar në studion e lajmeve të “Fax News”, i cili ka deklaruar se për dëmet e tërmetit duhet logjistikë dhe transparencë me fondet e ardhura si mbështetje nga donator të ndryshëm.

Hoxha tha se beson tek humanizmi dhe kontributi i diasporës në mënyrë të organizuar dhe theksoi se qeveria duhet të merret me çështjet e menaxhimit në mënyrën e duhur dhe tansparente të këtyre fondeve.

“Më shumë ka pasur një reagim me kontribute që përfshijnë ato material, tani hyjmë në fazën e dytë, atë të rindërtimit e cila kërkon financa. Të gjithë emigrantët kërkojnë të kontribuojnë sado pak. Nëse kjo kërkesë do të menaxhohet si duhet, jam i bindur se vlera e rindërtimit do të zbutet. Ne e ndjejmë dhimbjen e personave që humbën familjarët e tyre dhe ne duam që ata të kthehen në kushte normale sa më shpejt. 

Jam i bindur se nëse do të kemi një bashkëpunim mdis pjesës jashtë dhe asaj brenda vendit, kjo dhimbje do të lehtësohet dhe do të ketë një zgjidhje më të shpejtë se sa e kemi menduar. Në diasporë ka njerëz me biznese të konsoliduara dhe ka kontrubuar vazhdimisht në raste të tilla dhe dëshira e tyre është e jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat e tyre. Por duhet gjetur mënyra më e mirë për transparencën sepse ata duan të shkojë ndihma e tyre tek njerëzit në nevojë. Që të ndodh rindërtimi duhen ekspertët, vendasit ekzistojnë por ka edhe fqinj që janë ofruar, dhe ky është një moment për të shfrytëzuar çdo përpjekje nga brenda dhe nga jashtë për të rindërtuar banesat e shembura” tha Hoxha.

SHKARKO APP