Tërmeti, drejtoresha: Spitali i Krujës i sigurt, vijon punën
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka nxjerrë jashtë funksionit godinën e administratës së spitalit të Krujës, ku ka qenë vendosur edhe depoja e gjakut dhe magazina. Personeli dhe pajisjet janë spostuar në ambientet e spitalit, i cili nuk ka pësuar dëmtime por vetëm disa plasaritje të vogla. Spitali vijon punën normalisht, tha drejtoresha pasi u inspektua nga italianët dhe inxhinierët shqiptarë.
”Spitali vijon punën normalisht”, tha drejtoresha, pasi u inspektua nga italianët dhe inxhinierët shqiptarë. Drejtoresha thotë se ka vetëm disa plasaritje të vogla në pavionin e Pediatrisë, i cili është spostuar një kat më poshtë, nga i katërti në të tretin për të shmangur panikun.
”Godina e bankës së gjakut, administrata dhe magazina do të bëjmë relacionet e duhura. Godina e administratës nuk është e sigurt, është e mbyllur, e evakuuar. I kemi marrë të gjitha masat për të mos pasur probleme jete. Pas tërmetit kemi kontrolluar godinat edhe të administratës edhe të spitalit, kemi relacionet, spitali është i sigurt por për efekt të sigurisë psikologjike, dhe jo të jetës, pasi nuk ka asnjë problem, i kemi spostuar dhe katet sipër nuk janë në funksion dhe do të bëhet riparimi. Urgjenca është në funksion. Mungesë ilaçesh nuk ka. Dëmtimet e spitalit janë të papërfillshme, do të fillojë sa më shpejt riparimi. Pacientët janë spostuar për efekt psikologjik, pasi kur shohin një krisje mos të duket se cfarë është, struktura është në rregull”.
KOHA JONË SONDAZH

