Tërmeti i 26 nëntorit/ Vullnetarët vijojnë të ndihmojnë familjet e prekura
Aktualitet E Enjte, 12 Dhjetor 2019 18:24
Aktivisti Aulon Kalaja së bashku me një grup vullnetarësh ndodhen në Bubq, pranë familjeve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Megjithëse kanë kaluar 16 ditë që nga e marta tragjike ku humbën jetën 51 persona, vullnetarët nuk ndalen duke ndihmuar familjet në nevojë.
Te videoja shihen vullnetarët duke përgatitur darkën për qytetarët, ku një pjesë shpërndahen nëpër banesa, ndërsa një pjesë tjetër tashmë prej 14 ditësh vijnë dhe i marrin vetë ushqimet.
KOHA JONË SONDAZH