Tërmeti i 28 janarit thellon dëmet, hoteli prishet

Lëkundjet me magnitudë 5.1 ballë dëmtuan më tej një pjesë të godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Verifikimet konstatuan se hotel ”Veshti” në anë të rrugës, në Gjirin e Lalzit ishte dëmtuar më tej duke u kthyer në rrezik për sigurinë në zonë. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor vendosi të prishë ndërtesën me destinacion turistik. Në mbështetje të IMT-së së Durrësit ishin edhe shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Rendit.

SHKARKO APP