Tërmeti i fortë 6 ballë, dalin bilancet e para të dëmeve në Tiranë e Durrës
Një tërmet i fuqishëm 6 ballë shkundi sot Tiranën dhe u ndie i fortë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Tani kanë dalë bilancet e para të dëmeve nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:
1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.
KOHA JONË SONDAZH

