Tërmeti i fortë në Shqipëri, qytetarët në Fushë-Krujë dalin të frikësuar në rrugë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit. Forca e tërmetit ishte me magnitudë 4.6, ndërsa epiqendra ishte në detin Adriatik 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa zona të vendit duke shkaktuar panik te qytetarët.

Për shkak të lëkundjeve të forta shumë banorë në Fushë-Krujë kanë dalë nga banesat e tyre.

Fatmirësisht nuk janë raportuar lëndime në njerëz apo dëme materiale.

SHKARKO APP