Tërmeti ka krisur Kishën e Laçit, banorët: Askush nuk vjen t’a verifikojë

Banorët në Laç kanë denoncuar tek Kryetari i Partisë Demokratike diskriminimin e tyre nga qeveria dhe bashkia, duke i lënë ata pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qiraje.

Shumë banorë të Laçit po ndihmohen nga Kisha e Laçit. “Me çuan në Shëngjin, por atje nuk kishte dhoma dhe më thanë rri në oborr jashtë”, u shpreh një zonjë e moshuar, e cila, bashkë me një tjetër, pohon se bamirësja e vetme është Kisha.

Vetë objekti i kultit në Laç ka pësuar disa dëmtime, por askush nuk i është gjendur për të verifikuar situatën apo për të marrë në mbrojtje objektin 100 vjeçar.

“Ekspertët e kanë parë pak, por thonë që nuk ka lekë. Ne na intereson më shumë të mos prishet dhe të zërë njerëzit brenda, se lekët”- thotë padre Ndue Toplana, në kishën e të cilit strehohen dhe ushqehen shumë banorë.

Edhe një banor i Shullazit dëshmoi për braktisjen nga shteti. “nuk ka organizim fare nga Bashkia, nuk na parë askush”- u shpreh ai, ndërsa një zonjë tjetër në moshë thotë se nuk jeton më në banesë e saj të dëmtuar, por nuk ka marrë akoma një vërtetim me shkrim për sigurinë e banesës.

SHKARKO APP