Tërmeti/ Kreu i bashkisë së Shijakut: 95% e aplikuesve po trajtohen me bonusin e qirasë
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26-nëntorit që la pa banesa mijëra familje, aplikimet për bonuset e qirave po vazhdojnë në të gjitha zonat e prekura.
Kamera e Report Tv ishte sot në qytetin e Durrësit ku vëzhgoi edhe se si ecën procesi i aplikimeve për bonusin e qirave në këtë qytet që ishte një ndër zonat e prekura nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
I pyetur për sa i përket numrit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është shprehur se bëhet fjalë për rreth 10600 banesa që kanë nevojë për ndërhyrje. Sipas tij të paktën 1400 janë të pabanueshme ndërsa 9200 të tjera janë verifikuar me dëme që kanë nevojë për ndërhyrje riparuese.
“Në bashkinë e Shijakut janë 9200 banesa që kanë dëmtime DS1, DS2 dhe DS3, pra lehtë mesatare dhe të rënda. Të tjerat kanë Ds4, Ds5 që duhen rindërtim.” tha Arbana.
Sipas kreut të Bashkisë së Shijakut, deri më tani kanë marrë zgjidhje rreth 95 % të personave që kanë aplikuar për bonusin e qirave.
“Nga rënia e tërmeti kemi marrë masa që familjarët të përfitojnë bonusin e qiras. Të gjithë që kanë aplikuar 95 % e tyre janë me bonus. 497 kanë 93 familje kanë bërë aplikimin por jetojnë jashtë vendit. Është çështje abuzimi. Nuk do e quaja abuzim. Por keqinformim i atyre që jetojnë në Itali apo vende të tjera duke pretenduar se do të përfitojnë. ”
Ndërkohë kreu i Bashkisë, Enton Arbana është shprehur se duke parë fluksin e madh të aplikuesve, po punohet për me 18 sportele nga 8 sa ishin në fillim.
“Me nxjerrjen e platformës miniminalisht kishim dy sportele por për shkak të fluksit të madh ne kemi bërë 18 sportele që ta përmbyllim. Në platformën online që bëhen aplikimi pastaj kemi programin e rindërtimit dhe të grandeve. Tek grandet përfitojnë ata që kanë dëmin Ds1 Ds2 dhe DS3.” tha ai.
Ndërkohë Arbana ka shtuar se në vetëm dy ditë vëzhgimi të bërë kanë patur rreth 380 aplikime.
“Numri është progresiv. Numri deri tani për dy ditë të mbledhura është 380 aplikime, me 8 sportele. Ndërkohë që e kemi bërë me 18 sportele. ” tha Enton Arbana.
Ndërkohë një nga punonjësit e bashkisë ka shpjeguar edhe hapat që ndërmerren për të aplikuar për bonusin e qirave. Punonjësja ka thënë se kjo procedurë kryhet në 7 hapa ku fillimisht bëhet aplikimi online dhe më pas pajisja me dokumentet e nevojshme.
“Duhet të paraqiten së bashku me listat e afishuara. Me këto dokumenta duhet të vijën këtu për të bërë aplikimin online janë 7 hapa. Merret një pëlqim për plotësimin së bashku. Të dhënat e banesës gjendje n e banesës. Më pas pajiset me një kopje të bërë online. Afërsisht 10 minuta të mban aplikimi. Qytetarët duhet të vijën së bashku me dokumentet. “ tha punonjësa e bashkisë.