Tërmeti lëkund Durrësin me 4.6 ballë!

Rikthehen tërmetet në Durrës. Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin pak pas mesnate. Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë i shkallës rihter e kishte epiqendrën në detin Adriatik, 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi. Thellësia raportohet se ka qenë 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje. Lëkundjet u ndjenë përveçse në Durrës dhe në Tiranë, edhe në qytete të tjerë si Lezhë e Shkodër.

SHKARKO APP