Tërmeti në Dibër lë pasoja, Ministria e Mbrojtjes: 16 banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes dha detaje mbi pasojat e tërmetit me magnitudë 4,4 që goditi sot Qarkun e Dibrës, ku ka lënë pasoja materiale. Sipas autoriteteve, 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e ditës së sotme.

5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 banesa në njësinë administrative Ostren, 3 banesa në njësinë administrative Gjoric.

Po ashtu edhe një 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë, 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë dhe 1 banesë në njësinë administrative Zerqan.

SHKARKO APP