Tërmeti në Durrës, Kuçi nxjerr pamjet: Nga shtëpitë e rrënuara, qeveria s’ka ndërtuar as 1% të tyre

Kur ka kaluar afro 1 vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, kryetarja e LSI-së për Durrësit, Kontjana Kuçi deklaron se nga pallatet dhe shtëpitë e rrënuara nga tërmeti, qeveria nuk ka ndërtuar as edhe 1% të tyre.

“Gati një vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019,

nga pallatet dhe shtëpitë e rrënuara nga tërmeti, qeveria nuk ka ndërtuar as edhe 1% të tyre.

Pjesa më e madhe e familjeve të Durrësit po i rregullojnë me paratë e veta dëmet dhe qindra familje janë ende në çadra të cilat nuk i mbrojnë dot as nga shiu. (Shikoni videon)

900 familje në pallatet e klasifikuara DS4 ende nuk kanë një zgjidhje dhe janë në mëshirë të fatit.

Asnjë komunikim nuk jepet nga bashkia. Pavarësisht protestave të vazhdueshme nga banorët ende nuk ka zgjidhje e as shpjegim se çfarë do ndodhë me familjet e pallatave të klasifikuara DS4.

Propaganda e “Rindërtimit” ka dështuar dhe po shërben vetëm për qëllime elektorale dhe jo në ndihmë të banorëve të Durrësit.

Rindërtimi i vërtetë për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë do nisë më 25 prill me largimin e sektit korruptiv dhe të propagandës të rilindjes”, shprehet kryetarja e LSI-së për Durrësit, Kontjana Kuçi.

SHKARKO APP