Tërmeti në Greqi nuk lidhet me Shqipërinë, reagon IGJEUM: Jo rrezik

Ditët e fundit në Greqi kanë rënë një sërë lëkundjesh, që janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, ku paniku është rikthyer. Specialistët e Institutit të Gjeoshkencave, thonë se përpos ndjeshmërisë, vendi ynë nuk është i rrezikuar nga kjo vatër sizmike.

”Shteti jonë fqinj është goditur përsëri nga një tërmet me magnitudë rreth 5.8 Rihter. Ka patur raportime për ndjeshmëri edhe në Tiranë. Ky tërmet nuk përbën problem, nuk është rrezik për Shqipërinë. Tërmetet që po prekin Greqinë janë të pavarura nga thyerjet tektonike të Shqipërisë”, tha specialisti i IGJEUM, Olger Gjuzi.

Specialistët e IGJEUM thonë se nuk kanë matur fuqinë me të cilin është përcjellë ky termet në Shqipëri. Ai është ndjerë më së shumti në katet e sipërme të ndërtesave të larta.

SHKARKO APP