Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Vijim i paslëkundjeve të 26 nëntorit

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, sipas Institutit të Gjeoshkencave goditi mëngjesin e së dielës vendin tonë.

IGJEUM tha se epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa tronditjet u ndjenë në 4 qarqe të vendit. Fatmirësisht nuk raportohen dëme.

Ndërkohë, gjatë një interviste në Report tv, sizmiologu Edmond Dushi tha se goditja e sotme është vijim i pasgoditjeve të tërmetit të 26 Nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë pasgoditje, vijim i sekuencës sizmike që filloi më 26 Nëntor. Relaksimi tektonik i tokës do kohë të qetësohet. Këto quhen mikrotërmete edhe nuk përbëjnë rrezik për ne”, tha sizmiologu duke shtuar se është e pamundur të parashikohet nëse ky tërmet do të shoqërohet nga të tjera lëkundje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?