Tërmeti në Turqi: Ka jetë nën rrënoja, telefonata që ngjall shpresën
Lajme të mira vijnë nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
Njëra prej oficereve të ekipit të shpëtimit ka arritur të kontaktojë me telefon me një person i cili ndodhet i bllokuar nën rrënoja.
Ai i ka thënë se është në gjendje të mirë. Biseda mes oficeres dhe personit të bllokuar është regjistruar në kamera.
Ajo i ka dhënë direktiva dhe e ka siguruar se ekipet e shpëtimit po punojnë për të lokalizuar të gjithë personat e bllokuar.
Deri më tani kanë mbetur të vdekur 22 persona nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes (24 janar).
Ndërsa autoritetet kanë shpëtuar mbi 40 persona.