Tërmeti në Turqi, ministrja Xhaçka takon ambasadorin turk në Tiranë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se ka takuar sot në një takim ambasadorin turk në Tiranë  Murat Ahmet Yörük.

Xhaçka thotë se i ka shprehur ngushëllime ambasadorit për tërmetin, ndërsa shton se viti 2020 do të shënojë të tjera projekte me palën turke.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Kjo javë intensive nisi me një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

I shpreha edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, pas tërmetit në lindje të vendit, 3 ditë më parë.

Njëherësh i përcolla ambasadorit, mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen që populli turk dha pas tërmetit të 26 Nëntorit, që prej orëve të para e deri në vijim të procesit të rindërtimit.

2020 do të shënojë të tjera projekte më palën turke, ku emergjencat civile mbeten kryefjala. ????

SHKARKO APP