Tërmeti prek Kryeministrinë, por jo Teatrin
Tërmeti me magnitudë 6.4 nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Pasojat janë ndjerë edhe në godinën e Kryeministrisë dhe Kuvendit, ndërsa Teatri nuk ka pësuar asnjë dëm. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmtimeve të lëkundjeve të shkaktuara nga tërmetit i një jave më parë.
Godina e Teatrit Kombëtar nuk është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit duke mos lënë as çarje më të lehta të suvatimit.
Përkundrazi ky objekt po përdoret për të mbedhur ndihma për të qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi nga lëkundjet sizmike të 6.4 të shkallës rihter.
Por ndryshe nga Teatri, që prej kohësh kërkohet nga qeveria të prishet, tërmeti nuk ka kursyer institucionet shtetërore.
Godina e qeverisë ka pësur krisje si pasojë e tërmetit të një jave më parë. Siç shihet në këto pamje, në anë të objektit Kryeministrisë ka pësuar dëmtime, por jo me pasoja të rënda.
Kryesia e Kuvendit ka marrë më shumë dëmtime, si brenda ashtu edhe jashtë godinës gjatë tërmetit të 26 nëntorit si dhe atij të 21 shtatorit.
Por drejtuesit e këtij institucioni kanë marrë masa, pasi grupet e punës po punojnë për riparimin e dëmeve.
Ndërsa në godinën e Drejtorisë së Përgjithshmë të Doganave është vendosur shiriti duke bërë të domosdoshme evakuimin e punonjësve.
Sipas inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit, objekti ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.
Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin e punonjësve në godina të tjera.
Gjithashtu është kryer edhe transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.